Euroleague: Barcelona eliminon Realin
Katërshja më e mirë e basketbollit të Euroleague-s është vendosur mbrëmë me të katër gjysmë-finalistët që u përcaktuan pas katër takimesh (fitore 3-1).
Barcelona mposhti Real Madridin për të tretën herë nga katër takimet mes tyre, kësaj here me rezultat 84-74 në Madrid, për të arritur për të 11-tën herë në çerekfinale që kur turneu filloi në vitin 1998.
Partizani i Beogradit po ashtu i është bashkuar ekipit spanjoll pasi mposhti Maccabi Electra me rezultat 76-67, për të arritur në katërshen e fundit për të parën herë në 12 vite.
CSKA Moska ka shënuar fitore 74-70 ndaj Caja Laboral për t’u kualifikuar në katërshen e fundit për të katërtin vit, derisa Olympiacos dominoi ndaj Asseco Prokom në fitoren 86-70.
Barcelona në gjysmëfinale do të përballet me CSKA Moskën, derisa Olympiacos me Partizanin. Gjysmëfinalet zhvillohen në Paris më 7 maj, ndërsa finalja dhe lufta për vendin e tretë dy ditë më vonë.
Category: Basketboll
0 Komente