Galliani mohon largimin e Leonardos
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka ndërhyrë për të hedhur poshtë citatet e Silvio Berlusconit bërë nga Il Corriere dello Sport gjatë paraditës, në të cilat ai tha se Leonardo është pranë largimit.
E ardhmja e Leonardos është vënë në dyshim kohë më parë kur Berlusconi tha se fajtorë për situatën në ekip janë krerët e bankinës, të cilët nuk po i lënë lojtarët të luajnë si duhet.
“Nuk mendoj se Berlusconi ka thënë se Leonardo është pranë largimit nga Milani”, ka thënë Galliani për Sky Sport 24.
Category: Futboll
0 Komente