Galliani pret Storari të rikthehet në Milan
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Marco Storari do të rikthehet në ekip gjatë verës.
Storari është duke u aktivizuar në portën e Sampdorias këtë sezon, ku është i huazuar nga Milani. Por Galliani thotë se e dëshiron atë sërish në ekipin kuqezi.
“Milani është duke llogaritur në Storarin dhe ai do të rikthehet te ne 100 për qind”, ka thënë Galliani.
Category: Futboll
0 Komente