Incident në ‘el Classico’?
Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito, kanë pasur një konfrontim në tunelin e stadiumit pas përfundimit të ndeshjes mes dy gjigantëve spanjollë.
Sipas raporteve nga Marca, Milito nuk i harroi fjalët e Valdanos dhënë për mediat spanjolle një vit më parë kur Valdano tha se Milito nuk e ka gjurin në rregull, një diagnozë që sipas Valdanos nuk lejoi që Milito të transferohej te Reali, për të cilën mori bërtima nga Milito: “ Tani çfarë? A ke për të thënë tani diçka?”.
Siç thuhet nga dëshmitarët e ngjarjes, Valdano e injoroi Militon dhe komentet e tij dhe sipas disa burimeve, zyrtarë të Barcelonës ndërhynë duke e parandaluar Militon në mënyrë që situata të mos eskalojë.
Category: Futboll
0 Komente