Lippi dëshiron Anglinë e Capellos në finale
Përzgjedhësi i Azzurëve, Marcello Lippi, është shprehur se bashkëkombësi i tij, Fabio Capello, ka arritur t’i sjellë identitet kombëtares së Tre Luanëve dhe shton se ai do të kishte dëshirë të përballej me të në finale të Kampionatit Botëror.
“Anglia është shndërruar në një ekip të rëndësishëm dhe ata kanë kërkuar diçka që nuk e kanë pasur në të kaluarën. Ata janë më konkret dhe kanë një trajner që i udhëheq”.
“Ka mundësi që ne të takohemi me ta në finale për shkak të mënyrës se si do të zhvillohet Kampionati Botëror. Do të ishte e bukur. Do të doja ta shihja reagimin e Capellos kur të dëgjonte himnin e Italisë”, ka thënë Lippi për La Gazzeta dello Sport.
Italia e fillon fushatën e saj në Botëror me ndeshjen ndaj Paraguait më 14 qershor, kurse Anglia e fillon garën dy ditë më herët ndaj SHBA-ve.
Category: Futboll

0 Komente