Mascherano: Spanja dhe Brazili favorit në KB

dardanmiftari | Monday, April 12, 2010 | 0 Komente

Edhe pse Argjentina konsiderohet njëri prej favoritëve për të fituar Kampionatin Botëror të këtij viti, është mesfushori defensiv Javier Mascherano, ai që tërheq një vijë paralele mes Spanjës dhe Brazilit të cilët i cilëson si favoritë për të fituar Botërorin.
“Tani për tani nuk merren parasysh gjasat, por loja të cilën do ta luani gjatë një muaji të tërë. Spanja dhe Brazili duken për një nuancë mbi të gjithë të tjerët sepse kanë fituar trofe viteve të kaluara”.
“Sidoqoftë, përvoja më ka thënë se Botërorin e fiton ajo skuadër që përmirësohet më shumë gjatë kampionatit, jo ajo që luan më mirë. Italia nuk shkëlqeu në vitin 2006, Brazili kishte momentet e vështira në vitin 2002 dhe Francës iu desh një ‘gol i artë’ ndaj Paraguait në vitin 1998. Ne duhet të presim dhe të shohim”.
“Futbolli është për rezultate: fitove je më i miri…humbe je më i dobëti. Por, për mua nuk është as njëra e as tjetra. Ne kemi disa lojtarë fantastikë në skuadër të cilëve duam t’ua ripërtërijmë formën në kombëtare, gjë të cilën nuk e kemi bërë gjatë kualifikimeve”, tha Mascherano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...