NBA: Spurs mposhtin Lakersat

dardanmiftari | Monday, April 05, 2010 | 0 Komente

Manu Ginobili ka shënuar 32 pikë për të udhëhequr ekipin e tij San Antonio Spurs drejt fitores 100-81 ndaj kampionit Los Angeles Lakers, fitore kjo që ua siguron Spurs-ave një vend në play-off.
Tim Duncan ka kontribuar me 24 pikë dhe 11 kërcime për Spurs, të cilët kanë forcuar pozitën e shtatë në Konferencën Perëndimore.
Pau Gasol ka shënuar 32 pikë dhe Kobe Bryant 22 të tjera për Lakers, që pësuan humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit dhe të 22-tën e sezonit (55 fitore).
Për Spurs fitorja ishte e 47-ta e sezonit krahas 29 humbjeve që kanë deri tash.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...