Portsmouthi në finale të FA Cup
Portsmouthi do të jetë kundërshtari i Chelseat në finale të FA Cup, pasi e ka eliminuar Tottenhamin me rezultat 2-0.
Koha e rregullt e takimit përfundoi pa gola, ashtu që u desh të zhvilloheshin vazhdimet për të caktuar fituesin.
Në vazhdime, Portsmouthi u tregua skuadër më e mirë duke realizuar dy herë, me anë të Frederic Piquionne (99’) dhe Kevin-Prince Boateng nga pika e bardhë (117’), për të siguruar finalen e Wembleyt kundër skuadrës së Carlo Ancelottit.
Category: Futboll
0 Komente