Sneijder i ngazëllyer me kualifikimin në finale
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, është ‘në qiellin e shtatë’ pasi nerazurët arritën në finale të Ligës së kampionëve.
Holandezi arriti të rikuperohet nga lëndimi për të qenë pjesë e ndeshjes së mbrëmshme ndaj Barcelonës, që edhe përkundër disfatës i siguroi Interit vend në finale.
“Është mahnitëse dhe të jesh në finale është një realizim i ëndrrës. Është momenti më i shkëlqyeshëm në karrierën time dhe deri tash po ashtu sezoni më i mirë. Jam në qiellin e shtatë dhe do të festojmë”.
“Duhet ta shijojmë këtë moment, por pastaj menjëherë të përqendrohemi në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Interi nuk dëshiron të lejojë t’i ikë asgjë këtë sezon”, ka thënë Sneijder.
Category: Futboll
0 Komente