Wenger i di emrat e lojtarëve të rinj
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se Topçinjtë janë duke negociuar me disa prej futbollistëve, të cilët ai do t’i transferojë para Kampionatit Botëror.
“Unë kam preferenca të definuara dhe kam biseduar me njerëz të tjerë, të cilët nuk do t’u tregoja se kush janë. Unë besoj që sa ma herët të përshtatet ekipi aq më mirë do të jetë”.
“Transferimet do të përfundojnë para Botërorit, sepse çmimet pas kësaj gare janë artificiale. Unë ndjehem i rrezikuar të shpenzoj pas Kampionatit Botëror, sepse ka lojtarë që nuk kanë luajtur tërë sezonin por për tre javë shkëlqejnë, unë nuk i dua këta”, u shpreh Wenger për Arsenal Matchday Programme.
Category: Futboll
0 Komente