Xavi lëndohet në stërvitje

dardanmiftari | Thursday, April 29, 2010 | 0 Komente

Siç njofton AS, mjeshtri i mesfushës, Xavi Hernandez, është larguar nga stërvitja e mëngjesit të sotëm i lënduar në këmbën e tij të majtë, duke iu nënshtruar menjëherë testeve të para.
Xavi, i shoqëruar nga stafi mjekësor i Barcelonës, u largua nga qendra stërvitore i lënduar, një ditë pasi Barcelona u eliminua nga Interi në Ligën e Kampionëve. Ende nuk dihet se kur do të rikthehet spanjolli, por kjo do të mësohet së shpejti.
Me Andres Iniestan që do të mungojë deri në fund të sezonit, lëndimi i Xavit duket se do ta paralizojë mesfushën Blaugrane para derbit ndaj Villarrealit, duke rrezikuar seriozisht që Barcelona të pësojë disfatë nga Nëndetësja e Verdhë dhe për t’ia dhënë kreun Realit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...