Zamparini: Palermo do të kualifikohet në LK
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, është plot besim se skuadra e tij mund të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përkundër pikëve të humbura në raport me Sampdorian që ia ka zënë vendin e katërt.
“Liga e Kampionëve? Unë mendoj se do ta bëjmë atë, sepse pika e Cagliarit do të tregohet e vlefshme. Është e çuditshme që ne u gjunjëzuam pas një devijimi dhe gabimeve në mbrojtje”, theksoi Zamparini.
Palermo e pret në fundjavë në Renzo Barbera, Milanin, takim për të cilin Zamparini shprehet: “Milani i ka mendtë në sezonin e ardhshëm, por teknikisht është ekip i fortë dhe për këtë duhet të tregojmë vëmendje”.
Category: Futboll

0 Komente