Zyrtare: Përfundon sezoni për Fabregas!
Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Barcelonës, lëndim i cili mund ta mbajë atë jashtë aksionit për pjesën e mbetur të sezonit.
Fabregas u lëndua vetvetiu pas goditjes së penaltisë që i dha barazimin e artë Arsenalit në takim kundër Barcelonës.
“Nuk jam mirë. Të presim deri nesër, por unë shpresoj se do të mund të vesh përsëri fanellën e Arsenalit këtë sezon. I frikësohem më të keqes, ndonjë thyerje. Nuk mendoj se do të jenë lajme të mira, por shpresoj të jenë”.
“Kur e ekzekutova penaltinë, isha mjaft i fortë, por kur shkova për ta marrë topin, unë nuk munda të ecë më. Mendoj se është fibula. Mendoj se e godita atë kur hyri në të dyja këmbët e Puyol. Deri te penaltia ndjehesha mirë”.
“Ndeshja ishte përvojë e jashtëzakonshme që do ta kujtoj gjatë gjithë jetës”, u shpreh Fabregas.
Category: Futboll
0 Komente