Ancelotti: Veteranët kanë të ardhme në Chelsea

dardanmiftari | Monday, May 10, 2010 | 0 Komente

Carlo Ancelotti është i ngazëllyer pas shpalljes së Chelseat kampion i ri i Anglisë, dhe ka thënë se edhe pse ekipi është ‘i moshuar’ ata kanë kapacitet për të fituar edhe më shumë trofe.
“Mendoj se ky klub do të ketë të ardhme pasi këta lojtarë nuk janë aq të moshuar dhe ne kemi një ekip shumë të mirë për vitin e ardhshëm dhe vitet tjera që do të pasojnë”.
“Ne patëm një sezon fantastik, jo vetëm duke fituar Ligën Premier, por pasi treguam një stil të mirë në fushë. Pas një viti, shpresoj të qëndroj këtu për shumë kohë dhe të fitoj shumë tituj”.
“Është një moment fantastik. E mbaj mend çdo fitore, pasi çdonjëra qëndron në mendjen tuaj. Jam i lumtur që e kam arritur këtë në sezonin tim të parë këtu. Kam pasur shumë ndihmë pasi kam gjetur një ekip dhe një klub fantastik. Andaj ka qenë më lehtë për mua ta jap më të mirën”, ka thënë Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...