Anelka: Dua të shkruaj historinë
Sulmuesi francez i Chelseat, Nicolas Anelka, ka thënë se ai është shumë i lumtur në Stamford Bridge dhe se do të dëshironte të shkruante historinë e klubit londinez, në kohën kur Chelsea ka mundësinë për të fituar dy trofe këtë sezon.
“Unë kam qenë me fat që kam fituar trofe në të kaluarën, ishte e mrekullueshme, por nëse fitoj titull me Chelsean do të jetë gjëja më e mirë deri më tani, sepse do ishte titulli i parë me klubin në të cilin ndjehem si në shtëpinë time”.
“Synimi ynë më i madh është titulli, por tani kemi rast për të fituar dy trofe. Kjo do të thoshte krijim i historisë së këtij klubit dhe për këtë arsye do të më pëlqente të ndihmoja në këtë aspekt. Ishte e mrekullueshme të fitoja titullin me Arsenalin, por jam më i moshuar tani dhe do të më kënaqte më shumë nëse e fitoj me Chelsean”, tha Anelka për Daily Express.
Category: Futboll
0 Komente