Anglia mposht Japoninë

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Marcus Tulio Tanaka shënoi nga një golë në secilën portë. Anglia ka arritur të shënojë fitore shumë të vështirë ndaj Japonisë, në miqësoren përgatitore para Botërorit të këtij viti në Afrikën e Jugut, me rezultat 2-1.
Pas një harkimi të mirë në zonë nga Keisuke Honda, ishte Marcus Tulio Tanaka ai që u gjend mirë në zonë për të shënuar golin e epërsisë (7’). Anglia intensifikoi përpjekjet në vazhdim të takimit, ndërsa golin e dytë në ndeshje Tanaka e shënoi në minutën e 72-të, por kësaj radhe në portën vet, për të barazuar rezultatin në 1-1.
Joe Cole dhe Aaron Lennon patën një ndikim të jashtëzakonshëm në lojën e Anglisë, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 83-të, përsëri nga një autogol, kësaj radhe golashënues ishte Nakazawa, që devijoi një harkim të Joe Cole. Ishte Japonia ajo që pati rastin të barazojë rezultatin në çastet e fundit të takimit, kur u godit shtylla, por pa sukses.
Kjo ndeshje është një sinjal i qartë për Fabio Capellon, që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë për mënyrën e lojës, pasi që Botërori po afrohet, ndërsa me këtë lojë Anglia nuk mund të pretendojë të kalojë as fazën e grupeve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...