Barca drejt titullit

dardanmiftari | Tuesday, May 04, 2010 | 0 Komente

Dygolësh i Leo MessiBarcelona ka shënuar fitore prej 4-1 kundër Tenerifes, për të mbajtur kreun e La Ligas, dy xhiro pa përfunduar Kampionati spanjoll.


Barcelona pati dominim të plotë që nga fillimi i takimit dhe fitorja u vu në dyshim vetëm pasi mysafirët shënuan golin e barazimit.

Lionel Messi kaloi në epërsi Barcelonën pas një asistimi me kokë nga Zlatan Ibrahimovic (17’). Barcelona vazhdoi me dominim, por në rastin e pare, Tenerife dënon vendasit. Roman Martinez shfrytëzon një pasim të mirë të Komes për të shënuar golin e barazimit për 1-1.

Në pjesën e dytë Barcelona u desh të vuajë më se 18 minuta për të shënuar golin e epërsisë. Pas një asistimi fantastik të Alvesit, Bojan Krkic shënoi për epërsinë 2-1 të Barcelonës (63’).

Pedro Rodriguez u tregua i saktë kur shënoi për rezultatin 3-1, pas shërbimit të Messit (77’).

Në minutat shtesë të ndeshjes, lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcelonën

Nga ana tjetër, Almeria ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Villarealit me rezultat 3-2, me ç’rast ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.

Barcelona me këtë fitore shkëputet në katër pikë nga përcjellësi i parë Real Madrid, por Los Blancos i shkojnë të mërkurën Mallorcas në stadiumin Onno për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 36-të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...