Barcelona fiton La Ligan
Me një fitore bindëse prej 4-0 kundër Valladolidit, Barcelona ka përmbyllur një sezon të shkëlqyer në Kampionatin spanjoll duke e fituar kështu trofeun e më të mirit në Spanjë.
Dy golat e parë në ndeshje (21’ dhe 37’) erdhën nga Pedro, edhe pse goli i parë ishte autogol nga Luis Prieto, punën kryesore e kreu Pedro.
Ndërkohë që dy golat tjerë i takuan mbretit të futbollit Lionel Messi (62’ dhe 76’), i cili edhe njëherë dëshmoi që është lojtarit më të mirë në botë.
Kjo fitore e ngrit Barcelonën në kuotën e 99-të pikëve me tre pikë më shumë se përcjellësi i parë, Real Madrid, që në javën e fundit barazoi kundër Malagas.
Category: Futboll
0 Komente