City, 65 milionë për dyshen Ibra – Toure?

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Pas dështimit të radhës për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, Manchester City po shqyrton mundësinë e transferimit të sa më shumë yjeve për të qenë sa më konkurrues në sezonin e ardhshëm.
Për këtë arsye, Roberto Mancini ia ka vënë syrin dyshes së Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic dhe Yaya Toure- shkruan Daily Mail.
Manchester City planifikon të ofrojë 50 milionë funte për Ibran, ofertë që do të pranohej pa problem nga hierarkia e Barcelonës. Toure gjithashtu mund të transferohet lehtë te City, duke marrë parasysh statusin e padefinuar të disa lojtarëve te ekipi anglez.
Manchester City është i gatshëm t’u ofrojë që të dyve, pagë javore prej 150 mijë funtesh, përkundër faktit se nuk luan në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...