Edhe Xavi fton Fabregasin në Barcelona

dardanmiftari | Friday, May 21, 2010 | 0 Komente

Fabregas dhe Xavi Ylli i Barcelonës, Xavi, ka këshilluar kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas të largohet nga Emirates dhe të rikthehet nga Camp Nou.
Mesfushori i katalanasve thotë se është ‘krim’ që një lojtar me kualitetet e Cesc nuk ka fituar një trofe të madh kur është në pyetje futbolli në klube.
“Është krim që një lojtar me kualitetet e Cesc nuk mund të fitojë një trofe të madh me klubin e tij. Ai vërtet nuk ka zgjidhje tjetër përveç të largohet. Ai do ta marrë vendimin e duhur dhe shpresoj se fansat e Arsenalit do t’i dëshirojnë të gjitha të mirat”, ka thënë Xavi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...