Euroleague: Olympiacos dhe Barcelona takohen në finale

dardanmiftari | Saturday, May 08, 2010 | 0 Komente

Olympiacos do të përballet me Barcelonën në finalen e garës evropiane në basketboll, Euroleague, pasi të dyja ekipet triumfuan në gjysmëfinalet e zhvilluara në Paris.
Grekët patën vështirësi përballë Partizanit të Beogradit pasi kishin nevojë për kohën shtesë për të fituar 83-80 ndaj ekipit serb.
Në gjysmëfinalen tjetër, Barcelona bëri një paraqitje të fuqishme në mbrojtje për të mposhtur CSKA Moskën me rezultat 64-54.
Katalanasit kishin humbur dy herë nga ekipi rus në gjysmëfinale në vitet e fundit (2006 dhe 2009) por këtë herë arritën të shkojnë në finale të garës më të madhe evropiane për të parën herë që nga vitit 2003, kur e fituan trofeun në vendin e tyre.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...