Federer në rrethin e tretë të Madrid Masters

dardanmiftari | Wednesday, May 12, 2010 | 0 Komente

Roger Federer i është rikthyer fitoreve pasi mposhti gjermanin Benjamin Becker me rezultat 2-0 në sete (6-2 dhe 7-6), për të kaluar në rrethin e tretë të Madrid Open.
Ky vit nuk ishte dhe aq i suksesshëm për Federer, kur dihet se u eliminua herët nga Roma Masters, ndërsa u përshëndet në gjysmëfinalet e turneut në Estoril.
28-vjeçari ka arritur tri herë në finalen e Madridit në katër vitet e fundit, duke e fituar atë në vitin 2006 dhe vitin 2009, por është pa titull që pas triumfit në Australian Open në janar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...