Grant pranon ofertën trevjeçare nga West Hami

dardanmiftari | Saturday, May 22, 2010 | 0 Komente

Avram Grant duket se është i gatshëm të marrë nën drejtim ekipin e West Ham United.
Burime nga Izraeli thonë se Grant ka pranuar një ofertë për kontratë trevjeçare për të pasuar Gianfranco Zola në stolin e menaxherit të West Ham United.
Grant dhe Pini Zahavi, agjenti i tij, janë pajtuar për detajet e vogla që të mërkurën, një ditë para se Grant të zbulonte largimin nga Portsmouth me një deklaratë emocionale në ueb-faqen e finalistëve të Kupës FA. Një deklaratë zyrtare pritet të bëhet para fundit të muajit.
Në West Ham United angazhohet edhe mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane Valon Behrami, i cili megjithatë në sezonin e ardhshëm pritet të rikthehet në Serie A me një varg ekipesh të interesuara për të, përfshirë Palermo, Roma dhe Juventus.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...