Higuain: Mund ta fitojmë La Ligan

dardanmiftari | Wednesday, May 12, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka deklaruar se ekipi për të cilin luan ai ka shpresë se do ta përfundojë sezonin me titullin e La Ligas.
“Barcelona ka pasur një sezon të mrekullueshëm, ashtu si ne. Për të dyja ekipet ka mbetur edhe një ndeshje, që do të jetë e vështirë. Gjithçka që mund të bëjmë është të luftojmë deri në fund. Këtë javë, çdo skuadër ka për çfarë të luajë. Valladolidi po lufton për mbijetesë dhe do të jetë një ndeshje vërtetë me rëndësi për ata”.
“Mourinho? Ai është trajner i madh. Kudo që ka shkuar, ai ka qenë i mirë. Por, ne jemi mirë me Pellegrinin”, deklaroi Higuain në një konferencë për shtyp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...