Hodgson: Do të pranoja drejtimin e Anglisë
Pas arriti të dërgojë Fulhamin në mënyrë sensacionale në finalen e Europa League, Roy Hodgson është duke u përmendur tash si pasues i Fabio Capellos në kombëtaren angleze, post të cilin ai do ta pranonte pa hezitim.
“Është maja në karrierën e një trajneri anglez kur i ofrohet mundësia për të drejtuar kombëtaren e tij. Kështu që, natyrisht se nëse ndonjëherë vjen dita dhe njerëzit e FA (federatës angleze) mendojnë se unë jam njeriu i duhur për atë post, unë do të isha shumë, shumë i nderuar ta pranoja”.
“Por, më duhet të them se Fabio Capello momentalisht ka një kontratë dhe po bën punë të mrekullueshme, kurse unë nuk do të dëshiroja të përzihesha në punët e tij. Por, ndoshta një ditë në të ardhmen, nëse më ofrohet mundësia, nuk do të hezitoja ta pranoja”, deklaroi Hodgson për Sky Sports.
Category: Futboll
0 Komente