Hodgson shpreson të fitojë Europa League

dardanmiftari | Wednesday, May 12, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Fulhamit, Roy Hodgson thotë se ai nuk dëshiron të përsërisë kujtimet e vitit 1997 kur dështoi të fitojë finalen e Kupës UEFA me Interin kur si rival kishte Schalken, dhe shpreson që sot ai të jetë fitues.
“Kam qenë shumë krenar që e dërgova Interin në finale, por tash jam edhe më krenar që jam këtu me Fulhamin, pasi kemi arritur me shumë më pak financa krahasuar me ato që kishte Interi në vitin 1997”.
“Së dyti, kishim një rrugë shumë më të vështirë deri në finale. Kur mendoj për ekipet të cilat i kam eliminuar me Interin, ata nuk ishin emra aq të mëdhenj si këto që kam fituar me Fulhamin”.
“Shpresoj se kujtimet e këqija të vitit 1997 të shndërrohen në të mira me fitoren e sotme”, ka thënë Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...