Moratti i nervozuar me Maradonan

dardanmiftari | Thursday, May 13, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shprehur hidhërimin e tij me përzgjedhësin e Argjentinës, Diego Maradona, i cili siç dihet ka lënë në shtëpi dyshen e hekurt të Interit, Zanetti-Cambiasso.
“Unë nuk dua të mendoj se Maradona nuk i ka ftuar ata në Botëror, për t’ia bërë një të mirë Interit. Në fakt, unë jam i lënduar sikurse vet ata, sepse e di sa kujdesen për kombëtaren. Ata merituan të ftohen. Është vërtet një vendim i çuditshëm, duke marrë parasysh sezonin e tyre fantastik”.

“Unë jam i lumtur për Militon dhe Samuelin, por jam ende i zhgënjyer për dy të tjerët që duhet të qëndrojnë në shtëpi”, përfundoi Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...