Mourinho: Dua të shkoj në Spanjë
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka pranuar se ai synon të drejtojë ndonjë skuadër spanjolle në një të ardhme të afërt, duke hedhur kështu benzinë në zjarrin e spekulimeve të shumta.
“Objektivat dhe prioritetet e tanishme unë i kam thënë edhe më parë. Por kam ende gjëra të pakryera në futboll”.
“Natyrisht, pjesë e planeve të mia është të jem trajner në Spanjë dhe përzgjedhës i kombëtares portugeze…Por këtë do ta bëj kur të plakem, në 15 ose 20 vitet e ardhshme…”, tha Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente