NBA: Bryant i jep fitoren e dytë Lakersave ndaj Jazz

dardanmiftari | Wednesday, May 05, 2010 | 0 Komente

Los Angeles Lakers të ndihmuar nga Kobe Bryant kanë shënuar edhe një fitore tjetër ndaj rivalit të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore, Utah Jazz, duke e mposhtur me rezultat 111-103.
Lakers, të cilët fituan ndeshjen e parë me rezultat 104-99, edhe një herë patën vështirë përballë Jazz para se Bryant të del ‘jashtë kontrolli’ për të shënuar nëntë nga 30 pikët e tij në pesë minutat e fundit.
Pau Gasol kontribuoi me 22 pikë dhe 15 kërcime dhe Andrew Bynum me 17 pikë dhe 14 kërcime. Te Jazz, Paul Millsap erdhi nga stoli për të shënuar 26 pikë dhe 11 kërcime.
Në Lindje, Orlando Magic ka shënuar fitoren e dytë më të lartë të play-offit, duke mposhtur Atlanta Hawks me rezultat 114-71 në ndeshjen e parë të serisë së ndeshjeve gjysmëfinale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...