Pellegrini: Mourinho nuk do qëndrojë gjatë te Reali
Trajneri i shkarkuar nga Real Madridi, Manuel Pellegrini, mendon se edhe Jose Mourinhos nuk do t’i zgjasë shumë kënaqësia e të qenit trajner i Real Madridit.
Kiliani ishte shkarkuar të mërkurën për t’i lënë hapësirë Mourinhos, që nesër do të prezantohet si trajner i ri i Real Madridit.
“Nuk mendoj se unë bëra ndonjë gabim të madh. Unë isha trajner për pesë vite në Spanjë dhe e kam ditur se trajnerëve nuk u zgjatë shumë te Real Madridi”.
“Nga pikëpamja ime, ky është një gabim strategjik dhe shpresoj që herët apo vonë ata ta rregullojnë këtë”, tha Pellegrini.
Category: Futboll
0 Komente