Puyol: Vështirë ndaj Valladolidit

dardanmiftari | Thursday, May 13, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij që të mos e nënçmojnë kundërshtarin e javës së fundit, Valladolidin, duke thënë se ndaj kësaj skuadre do të jetë shumë e vështirë për të fituar.
“Është ndeshje e vështirë, sepse po luajmë ndaj një rivali që po lufton për mbijetesë. Nuk ka ndeshje të lehta. Kjo nuk do të jetë shëtitje nëpër natyrë, pasi që Valladolidi ka për çfarë të luajë”.
“Ne po hyjmë në sfidë me respekt për kundërshtarin. Do të jetë me rëndësi të mbajmë nën kontroll emocionet. Me rëndësi është të fitojmë, por me tifozët tanë është një plus për ne”, tha Puyol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...