Rooney: Nuk do t’i shënoja golat pa Valencian

dardanmiftari | Wednesday, May 05, 2010 | 0 Komente

Futbollisti më i mirë i këtij sezoni në Ligën Premier, Wayne Rooney, ka deklaruar se ai nuk dëshiron që vetëm emri i tij të jetë në qendër të vëmendjes te tifozët e Unitedit, pasi që sipas tij, Antonio Valencia ka qenë meritor për suksesin e tij.
“Antonio Valencia. Nuk do t’i shënoja gjithë këto gola pa Antonio Valencian. Ai ka qenë i mrekullueshëm këtë sezon dhe cilësia e topave që ai lanson brenda zonës, për mua është thjeshtë e pabesueshme”.
“Më pëlqejnë më shumë golat me kokë. Më pëlqejnë të gjitha golat që i kam shënuar me kokë. Është një gjë, për të cilën kam punuar vërtetë shumë dhe jam i kënaqur për këtë arritje”.
“Tani jam i vetëdijshëm për atë se sa më shumë një gjë ushtrohet, aq më shumë perfeksionohesh në të”, deklaroi Rooney për revistën MOTD.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...