Secco: Amauri nuk është në shitje
Drejtori i Juventusit, Alessio Secco, ka mbyllur dyert e largimit të mundshëm të Amaurit dhe të ardhjes së mundshme të mbrojtësit të Palermos, Simon Kjaer.
Është spekuluar se Amauri është ndër lojtarët që pritet t’u tregohet dera nga zyrtarët e Juves, ndërkohë që është thënë se bardhezinjtë interesohen për shërbimet e danezit të Palermos, Simon Kjaer, spekulime të cilat i hedhë poshtë Secco.
“Unë i kam dëgjuar këto spekulime dhe ato janë të zakonshme para merkatos. Ne nuk do ta shesim Amaurin, sepse ai është lojtar i fortë në të cilin jemi duke llogaritur sezonin e ardhshëm”.
“Amauri dëshiron të qëndrojë te Juventus. Sa për Kjaerin, unë nuk mund të them se cili është plani ynë i merkatos. Kjaer është lojtar i mirë, por nuk është në planet tona”, sqaroi Secco për Reterete24.
Category: Futboll
0 Komente