Valdano: Mourinho nuk është trajneri më i mirë në botë

dardanmiftari | Friday, May 21, 2010 | 0 Komente

Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se Jose Mourinho nuk është trajneri më i mirë në botë.
Spekulimet për një kalim të Mourinhos te Real Madridi vazhdojnë, ndërsa thuhet se Valdano i ka ofruar portugezit kontratë tre vjeçare, të vlefshme 10 milionë euro për sezon.
“Ai është njëri prej më të mirëve, por nuk është më i miri, ka të tjerë”, theksoi Valdano për TMW.
Reali ka shitur verën e kaluar Arjen Robbenin dhe Wesley Sneijderin, ndërsa këta të fundit janë më meritorë tek skuadrat e tyre, Bayerni respektivisht Interi për suksesin. Valdano thotë se Reali nuk pendohet pse e shiti dyshen holandeze edhe pse Perez do ta ketë nderin t’ua japë medaljen në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Pse duhet të pendohet Reali që i shiti ata? Kaka dhe Cristiano Ronaldo erdhën në vend të tyre, dy investime të mëdha”, përfundoi Valdano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...