Vieira: Domenech, një amator pa klas

dardanmiftari | Thursday, May 13, 2010 | 0 Komente

Mesfushori francez, Patrick Vieira, nuk kishte fjalë të mira për përzgjedhësin francez, Raymond Domenech, pasi që ky i fundit e ka lënë në shtëpi Vierian, përkundër përvojës së tij të madhe në fanellën e kombëtares franceze.
“Përderisa kombëtarja ka kriteret e veta, unë e pranoj këtë vendim pa kurrfarë problemi. Sidoqoftë, unë nuk kam marrë një telefonatë nga ai qe gjashtë muaj, përkundër faktit se kam pasur marrëdhënie të mira me të edhe kur ai ishte në telashe. Duke parë numrin e paraqitjeve të mia (107) dhe vitet e kaluara në kombëtaren franceze, unë do të doja më shumë respekt, një telefonatë”.
“Tani e kam mbyllur kapitullin e kombëtares franceze. Unë do të preferoja që ai të më thoshte: ‘Ti nuk e ke më nivelin e duhur dhe ka lojtarë më të rinj që luajnë më mirë se ti’. Mourinho e bëri këtë tek Interi dhe unë e pranova”.
“Ta zbuloja këtë në momentin e fundit, para televizorit, kjo lloj mosmençurie, mungesë e klasit, amatorizmi, janë gjërat që më prekën më shumë. Por, kjo nuk do të fshijë kujtimet e momenteve të bukura që i kalova në fanellën franceze. A do ta përfundoj karrierën? Jo. Unë jam i sigurt se nuk do ta përfundoj karrierën”, deklaroi Vieria për Canal +.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...