Voronin: Terry është i poshtër

dardanmiftari | Friday, May 21, 2010 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Andriy Voronin, ka akuzuar John Terryn për ndërhyrjen e tij, që e la të lënduar ukrainasin në hundë, dëmtim që e detyroi atë t’u drejtohej sallave të operimit.
“Terry nuk arriti të ma marrë topin pastër, kështu që më goditi në fytyrë. I poshtër! Për mua, ai e bëri këtë me qëllim. Terry është i aftë për këto poshtërsi, ashtu sikurse Jamie Carragher dhe Rio Ferdinandi. Këta janë mjeshtrit”.
“Në Angli bëhet kërdi. Nëse në një ndeshje një lojtar nuk qan, nuk e godet kokën e tij në një duel, apo nuk e thyen këmbën e tij, atëherë tifozët ndjehen të mashtruar, ndeshja ishte dështim”.
“Është një ritëm i çmendur që nga minuta e parë deri në vërshëllimën e fundit. Përkushtim i plotë, atmosferë inkandeshente nëpër stadiume, por taktikat e ekipeve janë aq të thjeshta, sa dhe ekstreme: hidheni topin 50 metra larg portës tuaj, më pas vraponi të gjithë në drejtim të golit kundërshtar për të shënuar”, deklaroi Voronin për Daily Mail.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...