Webber fiton në Monaco
Mark Webber është fituesi i Çmimit të Madh të Monacos, duke përmbyllur kështu edhe një garë tjetër fantastike për skuderinë Red Bull, dhe kështu Webber okupoi pozitën e parë në konkurrencën e ngasësve pas fitores së dytë radhazi.
Mark Webber e përfundoi garën me kohë 1:50:13:355, ndërsa pas tij ishte kolegu i tij në skuderinë Red Bull, Sebastian Vettel. Polaku Robert Kubica me Renault doli në pozitën e tretë.
Pozita e katërt i takoi Ferrarit të Felipe Massas, ndërsa në pozitën e pestë gjendet britaniku Lewis Hamilton me McLarenin e tij, 4 sekonda prapa bashkëkombësit të tij Webber.
Tejkalimi i ditës padyshim se u regjistrua në xhiron e fundit, kur shtatëherë kampioni i Formulës 1, Michael Shumacher, tejkaloi në kthesën e fundit Fernando Alonson, për t’ia marrë këtij të fundit pozitën e gjashtë dhe për t’u dhënë sinjal të qartë të gjithëve se dalëngadalë po rikthehet në formën më të mirë.
Category: Formula 1
0 Komente