Benitez: Më pëlqen Italia, edhe gazetarët
Rafa Benitez është i ngazëllyer që ka marrë nën drejtim kampionin e Evropës dhe të Italisë, Interin.
Benitez ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me drejtuesit e Interit, ndërsa ai u prononcua para mediave me të arritur në Milano, duke shprehur kënaqësinë e tij që është trajner i Interit dhe që është në Itali.
“Përshtypjet e para nga Italia janë pozitive, madje më pëlqejnë gazetarët. Më falni por nuk mund të them më shumë tani për tani. Jam shumë i lumtur”, tha Benitez, i cili nesër do të prezantohet si trajner i Interit.
Category: Futboll
0 Komente