Bronzetti: Maicon lojtar i Realit

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Super agjenti Ernesto Bronzetti ka deklaruar për Calcionews se Maicon sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Realit, ndërsa ka shtuar se kjo nuk do të ndodhë me Daniele De Rossin e Romës.
“Real Madridi e dëshiron Maiconin dhe si duket edhe Interi dëshiron ta shesë atë. Është e vërtetë se ai është më i forti në botë në pozitën e tij, por kjo nuk do të thotë se duhet paguar një superçmim për të. Do të merr kohë dhe duhet ta shohim si qëndron situata, por mendoj se ai është lojtar i Realit”.
“De Rossi te Reali? Kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë marrëveshje. Florentino Perez është mik i mirë me Sensin, sikurse unë dhe për këtë arsye askush nuk do t’ia kërkojë Romës, De Rossin”, deklaroi Bronzetti.
Ernesto Bronzetti e ka marrë titullin e superagjentit pasi parashikoi transferimet e Kakasë dhe Cristiano Ronaldos te Real Madridi, disa muaj para se ato të ndodhnin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...