Capello vazhdon të jetë optimist
Fabio Capello është i bindur se Kupa Botërore po shkon mirë për kombëtaren angleze, pavarësisht rezultatit në ndeshjen e fundit dhe lëndimit të mbrojtësit Ledley King.
“Nuk kam bërë gabime dhe nuk jam i shqetësuar për të ardhmen. Ne kemi luajtur një ndeshje të mirë dhe, për mua, gjëja më e rëndësishme është të shohësh shpirtin e ekipit dhe po ashtu gjendjen fizike të lojtarëve”.
“Kam qenë i shqetësuar për rezultatin pasi është e mundshme të humbni një ndeshje si kjo. Kemi pasur shtatë ose tetë shanse. Ky është futboll i mirë. Por nuk është e mjaftueshme vetëm të krijosh shanse. Për të fituar duhet të shënosh”, ka thënë Capello.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente