Chelsea ta pengojë Cityn për Silvan

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Chelsea është duke menduar t’ia prishë planet Mancheter Cityt, në lidhje me transferimin e yllit të Valencias, David Silva.
E ardhmja e 24-vjeçarit është vënë në dyshim pas problemeve financiare te Valencias, e cila medoemos duhet të shesë një nga futbollistët e saj kryesor. Për të ka shprehur interesim Manchester City, klub për të cilin paratë nuk janë problemi më i madh.
Megjithatë, sipas agjentit të Silvas, Julio Llorente, në orët e fundit Chelsea ka bërë përpjekje për ta sjellë klientin e tij në Stamford Bridge edhe pse nuk mohoi mundësinë e kalimit të City, por edhe njëherë ripërsëriti se ajo varet nga dëshira e futbollistit.
“Ne nuk do ta dimë brenda kësaj jave se ku do të transferohet ai, sepse ne jemi duke i shqyrtuar ofertat nga tri klube dhe një prej tyre është Chelsea. Nëse Silva nuk dëshiron të kalojë te City, atëherë transferi është i pamundur”, ka thënë Llorente për Daily Mail.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...