Coutinho: Do të bëhem Kaka i Interit

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Mesfushori brazilian Philippe Coutinho, ka thënë se dëshiron të bëhet Kaka i Interit, në kohën kur ai është duke i përjetuar ditët e fundit me skuadrën Vasco De Gama, para se t’i bashkohet kampionit të Evropës.
Tuttosport shkruan se Coutinho do t’i nënshtrohet një testi mjekësor me klubin, me ç’rast do të takohet me trajnerin e ri, Rafa Benitez. Ai thotë se e kanë kërkuar edhe Real Madridi e Barcelona.
“Kaka është lojtar i madh, ai e merr topin dhe vrapon në drejtim të portës kundërshtare, gjë e cila më pëlqen ta bëj. Unë jam mesfushor ofensiv dhe më pëlqen t’u shërbej sulmuesve. Marco Branca më besoi që nga minuta e parë. Real Madridi dhe Barcelona më dëshiruan gjithashtu, por kur është dashur ta bëja zgjedhjen, nuk pata dyshime. Milano është qytet i mirë dhe San Siro vend vërtetë i mirë”, deklaroi ardhmëria e Interit, Coutinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...