Drogba lëndohet, mungon në KB
Didier Drogba nuk do të luajë në Botërorin, Afrika e Jugut 2010, pas lëndimit të marrë në krahun e dorës së djathtë, në ndeshjen e Bregut të Fildishtë ndaj Japonisë, njoftojnë mediat franceze L’Equipe dhe Canal +.
Drogba është lënduar gjatë një dueli me mbrojtësin e Japonisë, Tulio, me ç’rast e dëmtoi krahun dhe pësoi frakturë. Më herët gjatë ndeshjes, Drogba kishte shënuar një gol nga gjuajtja e lirë, e devijuar pikërisht nga Tulio.
Bregu i Fildishtë e fitoi këtë miqësore përgatitore me rezultat 2-0, por dëmtimi i Drogbas është goditje e rëndë, pasi që ishte shpresa e vetme e afrikanëve në këtë kompeticion.
Category: Futboll
0 Komente