FA, ankesë në FIFA

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Federata angleze e Futbollit (FA) ka nisur një ankesë në FIFA për shkak të një incidenti të ndodhur në zhveshtoren e kombëtares angleze pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Algjerisë.
FA është hidhëruar me faktin që një tifoz ka tejkaluar të gjitha masat e sigurisë, duke hyrë në zhveshtoren e kombëtares angleze pas ndeshjes, ku ofendoi rëndë David Beckhamin dhe lojtarët tjerë.
“Ne kemi nisur një ankesë në FIFA për shkak të ndërhyrjes në zhveshtore. Një tifoz arriti të tejkalojë masat e sigurisë së FIFA-s. Ne zyrtarisht jemi ankuar në FIFA. Kjo është e papranueshme, por fatmirësisht nuk ka dëme serioze nga kjo”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga FA.
Ky hidhërim i FA vjen për shkak se pak para ndërhyrjes së këtij tifozi, në zhveshtore kishin qenë Princi Harry dhe Princi William.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...