FIFA largon Kosovën nga harta e Serbisë

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Harta e Serbisë Serbia e cila sapo hyri në fazën e rikuperimit pas eliminimit nga Botërori Afrika e Jugut 2010, ka mbetur e tronditur kur mësoi një fakt të hidhur. Shtëpia botërore e futbollit FIFA në buletinin zyrtar të ndeshjes me Australinë ka publikuar hartën e Serbisë në të cilën nuk përfshihej Kosova.
Eliminimi ishte i hidhur, por një lajm tjetër edhe më tronditës. Serbët të cilët kanë dëshirë ta thërrasin Kosovën djep i Serbisë, mbetën të befasuar me statistikat e FIFA-s në buletinin zyrtar të ndeshjes Australi-Serbi, e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.
Fakt edhe më i dhimbshëm për serbët ishte se në këtë buletin ku shihet harta e Serbisë, Kosova nuk është e përfshirë si territor i saj. Tutje, në të shkruan se Serbia ka shtatë milionë banorë, numër i cili nuk përfshin banorët e Kosovës.
Interesant ka qenë konstatimi se qyteti i Novi Pazar-it përmendet si i treti më i rëndësishmi pas Beogradit dhe Novi Sadit.
Mediumet serbe e quajtën skandaloz lëshimin e autorit të buletinit, i cili thirret në qëndrimin zyrtar të FIFA-s. Kjo e fundit ende nuk e ka pranuar Federatën e Futbollit të Kosovës ende në familjen e saj.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...