Forlan: Juventusi? Vetëm spekulim!

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka pranuar se nuk e ka ndërmend t’i bashkohet Juventusit, përkundër spekulimeve që flisnin për një marrëveshje mes drejtuesve të Atleticos me ata të Juventusit, për një mega-marrëveshje që do përfshinte një numër shkëmbimesh dhe para shtesë.
“Juventusi është një klub i rëndësishëm, por është vetëm spekulim. Unë bisedova me presidentin e Atletico Madridit, por ne nuk kemi folur për këtë. Ishte një bisedë normale. Unë kam edhe tre vite në kontratën time dhe jam i kënaqur. Më pëlqen Atletico dhe jam shumë mirë. Kjo është e vërteta”, theksoi Forlan për AS.
Forlan ka qenë një nga figurat kryesore të Botërorit të sivjetmë, pas paraqitjeve fenomenale të tij në fanellën e Uruguait.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...