Green: Pas gabimit, u ndjeva mirë

dardanmiftari | Sunday, June 13, 2010 | 0 Komente

Portieri i Anglisë, Robert Green, mezi pret të shfaqë paraqitje të mira për të mbuluar gabimin katastrofal të bërë në barazimin 1-1 ndaj SHBA-ve në Rustenburg.
“Ajo u bë, ndodhi. Është diçka që nuk mund të lejoni të ndikojë në ju. Në 50 minutat e ardhshme, unë kisha besim, u ndjeva mirë. E gjitha është se si të jesh sa më i përqendruar, t’i marrësh situatat e vështira si të lehta, por kjo është jeta e një portieri”.
“Unë kam qenë në këto situata edhe më parë dhe gjithmonë duhet të mbash kokën lart, të përballesh me mediat dhe të pranosh fajin që të bie mbi supe. Kjo është jeta”, deklaroi Green pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...