Gyan: Fitore dhe gol i rëndësishëm

dardanmiftari | Sunday, June 13, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Ganës, Asamoah Gyan, ka lëvduar paraqitjen e ekipit të tij në fitoren minimale ndaj Serbisë, me golin e vetëm të shënuar nga ai nga pika e bardhë.
“Kjo fitore është e rëndësishme. Ne i morëm tre pikët dhe të gjithë janë të lumtur. Ne e dimë çfarë do të bënin serbët. Ata luajnë me topa të gjatë, por taktikisht sot ishim të përkryer. Të gjithë janë të lumtur për ne dhe secili afrikan është i lumtur. E gjithë Afrika është prapa yjeve të zeza”, deklaroi Gyan.
Gana me këtë fitore ia siguron vetes komoditetin e liderit në grupin në të cilin gjendet edhe favoriti Gjermania.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...