Juan: Adriano, ndihmë për Romën

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Adriano - AS Roma Mbrojtësi i Romës, Juan, ka thënë se Adriano do t’i ndihmojë Romës që të fitojë sa më shumë tituj sezonin e ardhshëm.
“Adriano do të arrijë gjëra të mëdha me Romën. Ky është vendi ideal për të”, theksoi Juan i pyetur se çfarë mendon për ‘perandorin’.
Juan më tej vazhdoi se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Roma, përkundër spekulimeve se ka skuadra të interesuara për të.
“Unë jam i lumtur që luaj te Roma. Tifozët këtu janë të mrekullueshëm dhe unë e gjej veten mjaft mirë këtu”, përfundoi braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...