Juve dhe Inter pas Marquez

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Rafael Marquez, raportohet se është duke dashur të transferohet në kampionatin italian pas Kupës së Botës.
Tuttosport shkruan se Marquez e ka këshilluar avokatin e tij Enrique Nieto të takohet me drejtuesit e Barcelonës për të diskutuar mundësinë e largimit si lojtar i lirë gjatë kësaj vere.
“Pas Kupës së Botës do të vendos të ardhmen time dhe nëse marr ndonjë ofertë interesante do ta analizoj me kujdes”, ka thënë përfaqësuesi i kombëtares së Meksikës.
Juventusi dhe Interi janë duke pritur zhvillimet dhe do të futen në garë sapo Barcelona të pajohet ta lirojë atë nga kontrata e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...